Aksident i rëndë në dalje të Lushnjës, makina përplas për vdekje çiklistin

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 21.06.2026, 00:55

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e sotme në afërsi të urës së lumit Shkumbin, në autostradën Lushnjë-Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet është përplasur me një biçikletë, duke shkaktuar pasoja tragjike.

Përplasja ka rezultuar fatale për drejtuesin e biçikletës, i cili ka humbur jetën në vendngjarje si pasojë e plagëve të marra.

Burime për JOQ Albania bëjnë me dije se ambulanca është vonuar.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit