Të ulur në tokë para Kryeministrisë, qytetarët: Kemi nevojë për ujë! Nuk shkulemi nga këtu!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 21.06.2026, 00:14

Dita e 21-të e protestës qytetare kundër klasës politike që ka qeverisur Shqipërinë gjatë 35 viteve të fundit ka sjellë një tjetër zhvillim të ri përpara Kryeministrisë.

Pas marshimit masiv që rrethoi godinën qeveritare, një pjesë e protestuesve kanë vendosur të qëndrojnë të ulur në tokë para institucionit, duke refuzuar të largohen dhe duke paralajmëruar vijimin e protestës.

Tubimit të sotëm iu bashkuan mijëra qytetarë nga i gjithë vendi, si edhe qindra shqiptarë të ardhur nga Diaspora, duke e kthyer protestën në një nga grumbullimet më të mëdha që prej nisjes së saj.

Teksa protestuesit vijojnë të qëndrojnë para Kryeministrisë, kanë nisur edhe thirrjet për mbështetje me furnizime bazike. Përmes një postimi në rrjetet sociale, avokati Altin Goxhaj bëri apel për ujë për protestuesit që ndodhen në shesh.

“Kemi nevojë për ujë se ne nuk shkulemi prej këtej, jemi në Fazën 2 të Rezistencës”, është shprehur Goxhaj.

Pamjet tregojnë qytetarë të ulur përballë Kryeministrisë, ndërsa protesta vijon ende dhe pjesëmarrësit shprehen të vendosur për të vazhduar qëndrimin e tyre. Sipas tyre, aksioni qytetar do të vazhdojë si formë presioni ndaj klasës politike që ka drejtuar vendin për më shumë se tre dekada.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit