Deputeti i Vetëvendosjes pjesë e protestës në Tiranë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 20.06.2026, 23:16

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Ejup Ahmeti, është bërë pjesë e protestës masive disa-ditore, në Tiranë.

Ahmeti publikoi një fotografi të turmës që po proteston në sheshin kryesor të kryeqytetit shqiptar.

Fotografisë, Ahmeti ia bashkëngjiti këngën “Shqipëri, o nëna ime”.

Ndonëse pas numërimit të rregullt, Ahmeti nuk fitoi ulëse në Kuvend, me formimin e kabinetit qeveritar – atij do t’i lirohet rruga për t’u bërë deputet.

Kujtojmë se tash e disa ditë, në Tiranë po protestohet kundër ndërtimeve në Sazan.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit