“Pse frikësoheni nga qytetarët”, Hoti lajmërohet sërish për çështjen e gazit amerikan

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 20.06.2026, 20:10

Deputeti i zgjedhur i LDK’së, Avdullah Hoti, ka reaguar sërish lidhur me projektin e gazit amerikan në Kosovë.

Hoti me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka komentuar veprimet e akterëve të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, pas njoftimit të tij për një protestë të mundshme lidhur me pranimin e gazit amerikan nga Kosova.

“Çuditërisht, për çështjen e gazit nuk dëgjuan reagimet e zyrtarëve të Administratës Amerikane dhe Odës Ekonomike Amerikane, por u ra në vesh menjëherë sapo u përmend zëri i qytetarëve dhe protesta”, ka thënë Hoti, duke pyetur “Pse frikësoheni nga qytetarët?”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit