Shqiptari i ardhur nga SHBA: Edi Rama, ke vetëm 24 orë për të dhënë dorëheqjen!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 20.06.2026, 20:10

Një mesazh i fortë është përcjellë mbrëmjen e sotme para Kryeministrisë, ku po zhvillohen fjalimet në kuadër të ditës së 21-të të protestës qytetare kundër klasës politike që ka qeverisur vendin gjatë 35 viteve të fundit.

Mes protestuesve mori fjalën edhe një shqiptar i ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për t'iu bashkuar protestës, i cili i drejtoi një ultimatum të drejtpërdrejtë kryeministrit Edi Rama.

"Edi Rama ka vetëm 24 orë, pastaj do iki të fshihet si mi halesh. Rroftë rinia, Shqipëria e rinisë, Rama i qelisë", u shpreh ai mes brohorimave të qytetarëve të pranishëm.

Deklarata e tij vjen në një moment kur protestuesit kanë paralajmëruar përshkallëzim të aksionit nëse nuk ka reagim ndaj kërkesave të tyre. Gjatë marshimit të sotëm, pjesëtarë të diasporës shqiptare, të ardhur nga vende të ndryshme të Europës dhe më gjerë, shpalosën edhe një banderolë gjigante me mesazhin: "Edi Rama jep dorëheqjen deri më 21 qershor 2026".

Sot, në prag të kësaj date të vendosur nga protestuesit si afat simbolik, qindra qytetarë dhe pjesëtarë të diasporës janë bashkuar në Tiranë, duke e kthyer protestën e ditës së 21-të në një nga tubimet me pjesëmarrjen më të lartë që prej nisjes së saj.

Pas fjalimeve para Kryeministrisë, organizatorët kanë bërë të ditur se protesta do të vijojë me marshimin në rrugët kryesore të kryeqytetit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit