Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton dy turistët ukrainas

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 20.06.2026, 18:04

Dy turistë ukrainas kanë rrezikuar të mbyten në Ksamil, pasi skafi me të cilin po lundronin u bllokua në det të hapur si pasojë e erërave të forta dhe motit të rënduar.

Mjeti i marrë me qira ka pësuar avari dhe ka rrezikuar të fundoset bashkë me dy shtetasit e huaj në bord.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë shërbimet e Policisë Kufitare dhe Njësisë Delta, të cilët kanë bërë të mundur nxjerrjen e turistëve në breg.

Fatmirësisht, të dy ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa po punohet për të tërhequr skafin nga deti.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit