Mateus Cunha ishte protagonisti kryesor në fitoren e thellë 3-0 të Brazilit ndaj Haitit, duke realizuar dy gola në takimin e luajtur në Philadelphia.
Për sulmuesin e Manchester United, mbrëmja kishte një vlerë të dyfishtë. Përveç paraqitjes së shkëlqyer në fushë, ai përjetoi edhe një moment tepër emocional, pasi në tribunat e stadiumit ndodheshin familjarët e tij, të cilët ndoqën nga afër suksesin e sulmuesit brazilian.
Momenti që preku më shumë tifozët ishte reagimi i nënës së Kunjës, e cila nuk arriti t’i mbante lotët e lumturisë teksa shihte të birin të shënonte me fanellën e Brazilit. Pamjet e saj të emocionuara u përhapën me shpejtësi në rrjetet sociale dhe u bënë virale.
“Të jesh në një Kupë Bote dhe ta imagjinosh këtë moment, është diçka e mrekullueshme. Është një ëndërr e bërë realitet”, u shpreh ajo mes lotëve dhe emocioneve.