Shqipet e diasporës zbarkojnë në qendër të Tiranës

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 20.06.2026, 17:17

Një autokolonë e gjatë me automjete të emigrantëve shqiptarë ka përshkuar rrugët e Tiranës, për t’iu bashkuar protestës mbarëkombëtare kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Pamjet nga vendngjarja tregojnë dhjetëra makina të zbukuruara me flamuj kuqezi, teksa qarkullojnë në formacion nëpër kryeqytet.

Emigrantët shqiptarë, të ardhur nga vende të ndryshme ku jetojnë dhe punojnë, kanë marrë pjesë në protestë duke u bashkuar me qytetarët që kërkojnë ndryshim politik. Pjesëmarrja e tyre është parë si një zgjerim i mobilizimit përtej kufijve të Shqipërisë.

Sipas organizatorëve dhe pjesëmarrësve, prania e diasporës në protestë përfaqëson një mesazh solidariteti dhe mbështetjeje për protestuesit në vend, duke treguar se pakënaqësia qytetare është shtrirë edhe te shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit