Zjarr në Karaburun, tymi mbulon një pjesë të zonës

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 20.06.2026, 14:35

Një zjarr ka përfshirë zonën e Karaburunit në Vlorë, duke rikthyer shqetësimet për nisjen e sezonit të zjarreve në vend. Pamjet e siguruara tregojnë shtëllunga të mëdha tymi që kanë mbuluar një pjesë të konsiderueshme të zonës, ndërsa flakët dyshohet se kanë përfshirë sipërfaqe me bimësi.

Deri më tani nuk ka informacion zyrtar lidhur me përmasat e zjarrit apo shkaqet që kanë çuar në shpërthimin e tij. Autoritetet ende nuk kanë dhënë detaje mbi situatën në terren dhe rrezikun që mund të paraqesin flakët për zonat përreth.

Po ashtu, nuk dihet nëse forcat zjarrfikëse janë angazhuar për vënien nën kontroll të zjarrit. Ngjarja ngre alarmin për një verë që mund të shoqërohet sërish me episode të shumta zjarresh, veçanërisht në zonat me bimësi të dendur dhe të ekspozuara ndaj temperaturave të larta.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit