Durrës/ Dy të arrestuar për grabitje me armë dhe dhunë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 20.06.2026, 13:58

Dy persona, një 21-vjeçar nga Fushë-Kruja dhe një 51-vjeçar nga Tirana, kanë rënë në prangat e Policisë së Durrësit në kuadër të dy operacioneve të koduara “Rada” dhe “Bashkëpunëtori”. Sipas policisë, të dy dyshohen për përfshirje në grabitje me armë dhe me dhunë, ndërsa gjatë kontrolleve janë sekuestruar edhe prova materiale që i lidhin me ngjarjet.

Në operacionin “Rada” u arrestua 21-vjeçari M.F., i cili dyshohet se më 19 qershor, i maskuar dhe i armatosur me armë automatike, ka hyrë për të vjedhur në oborrin e një banese në fshatin Radë. I riu u kap në tentativë për t’u larguar, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e tij policia gjeti dhe sekuestroi dy armë zjarri.

Ndërkohë, në operacionin “Bashkëpunëtori” u ndalua 51-vjeçari R.K., i dyshuar se në bashkëpunim me një person tjetër të arrestuar më herët, ka grabitur me dhunë dy qytetarë në fshatin Shënvlash dhe në zonën e Rinasit. Hetimet dhe analizimi i pamjeve filmike kanë dokumentuar përfshirjen e tij në ngjarje, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit