Ilir Beqja: Nuk mund të akuzohem se kam vjedhur vetëm se kam qenë ministër

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 20.06.2026, 11:23

Pas gjashtë vitesh hetime për dosjen e sterilizimit, Ilir Beqaj ka nxjerrë “listën e pafajësisë”, ku rendit një e nga një të gjitha gjërat që, sipas tij, nuk i ka bërë gjatë kohës që drejtonte Ministrinë e Shëndetësisë.

Përmes avokatit të tij, ish-ministri deklaron se nuk mund të quhet hajdut vetëm pse ka qenë ministër, duke theksuar se ndaj tij nuk ka më akuzë për korrupsion pasiv dhe se ai nuk ka marrë para, nuk ka firmosur fatura, nuk ka urdhëruar pagesa dhe nuk ka qenë pjesë e hallkave që ekzekutuan kontratën e sterilizimit.

Me pak fjalë, sipas Beqajt, ai ishte ministri që vendosi firmën mbi kontratën, por jo njeriu që kishte në dorë faturat, pagesat apo rrugëtimin e parave. Pikërisht këtu ai ngre pyetjen: “Çfarë kam vjedhur unë?”

Nga ana tjetër, dosja e sterilizimit mbetet një nga çështjet më të debatueshme të viteve të fundit, me drejtësinë që pretendon se ka elementë për akuzën e “vjedhjes duke shpërdoruar detyrën”, ndërsa Beqaj e konsideron këtë akuzë të pabazuar.

Tashmë, beteja ka kaluar nga sallat e ministrisë në sallat e gjyqit, ku nuk do të mjaftojnë më deklaratat e gjata dhe listat me “nuk kam bërë”, por provat dhe vendimi i gjykatës do të përcaktojnë se kush ka të drejtë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit