Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 20.06.2026, 10:02
Një moment i pazakontë nga protestat në Tiranë është bërë viral në rrjetet sociale, ku një qen është parë duke ndjekur turmën e qytetarëve që po protestojnë kundër qeverisë dhe kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe klasës politike aktuale. Pamjet janë shpërndarë gjerësisht online dhe kanë tërhequr vëmendjen e përdoruesve për sjelljen e kafshës gjatë marshimit.
Qeni duket sikur i bashkohet spontanisht turmës, duke ecur mes qytetarëve pa u larguar prej tyre duke kërkuar dhe ai largimin e Ramës dhe Berishës.
Ndërkohë, protestat kundër qeverisë vijojnë prej rreth 20 ditësh, me qytetarë që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit dhe ndryshime politike. Tubimet janë shoqëruar me pjesëmarrje të vazhdueshme dhe momente të ndryshme që shpesh marrin vëmendje në rrjetet sociale për shkak të situatave të pazakonta që ndodhin gjatë tyre.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR