Rama mbledh të tijët, fokusi te investimi në Zvërnec

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 20.06.2026, 08:59

Partia Socialiste do të zhvillojë sot në orën 10:00 një mbledhje të zgjeruar të Grupit Parlamentar në Pallatin e Brigadave, me pjesëmarrjen e deputetëve dhe ministrave të qeverisë. Mbledhja do të hapet nga kryetari i Grupit Parlamentar, Taulant Balla, ndërsa më pas fjalën do ta mbajë kryeministri dhe kryetari i PS-së, Edi Rama. Në qendër të diskutimeve do të jetë ecuria e procesit të integrimit europian dhe negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Një nga temat kryesore të takimit pritet të jetë informimi mbi procedurat e ndjekura për investimin në Zvërnec dhe interesin e shprehur për zhvillimin turistik të ishullit të Sazanit. Çështja ka tërhequr vëmendje të gjerë publike dhe ndërkombëtare për shkak të protestave të zhvilluara dhe debatit që ka shoqëruar projektin. Deputetët do të kenë mundësi të parashtrojnë pyetje dhe diskutime, me një limit kohor prej dy minutash për çdo folës.

Në axhendën e mbledhjes përfshihen gjithashtu informime mbi paketën e ligjeve që lidhen me procesin e anëtarësimit në BE, ecurinë e Reformës Administrative Territoriale, si dhe performancën e anëtarëve të Grupit Parlamentar. Interes pritet të ketë edhe për diskutimet lidhur me largimin e deputetes Marjana Koçeku nga grupi parlamentar socialist, një çështje për të cilën kryeministri Rama nuk ka bërë ende një koment publik.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit