Makina përplas delet në rrugë, banorët kërkojnë masa për sigurinë rrugore

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 19.06.2026, 23:20

Një incident është raportuar mbrëmjen e sotme në Lezhë, në segmentin e rrugës së re pranë spitalit, ku dy dele janë goditur nga automjetet teksa ndodheshin në karrexhatë.

Sipas pamjeve të siguruara nga qytetarët, kafshët shihen të dëmtuara në anë të rrugës, ndërsa banorët e zonës shprehin shqetësim për mungesën e sigurisë në këtë aks mjaft të frekuentuar.

Një qytetar ka denoncuar rastin duke theksuar rrezikun që paraqitet: “Sonte te rruga e re e spitalit në Lezhë u përplasën dy dele nga makinat. Duhet publikuar, sepse nesër mund të rrezikohen edhe fëmijët.”

Banorët paralajmërojnë se prania e kafshëve të lira pranë rrugës mund të sjellë pasoja edhe më serioze nëse nuk merren masa, duke rrezikuar jo vetëm drejtuesit e mjeteve, por edhe këmbësorët.

Ata i bëjnë thirrje institucioneve përgjegjëse të ndërhyjnë për të shmangur situata të ngjashme dhe për të rritur sigurinë në këtë segment rrugor.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit