Një qytetar nga Elbasani ka denoncuar në redaksinë tonë zhurmat e forta që, sipas tij, shkaktohen nga aktiviteti i një fabrike lavanderie në zonë, duke shqetësuar vazhdimisht banorët e lagjes.
Ai thotë se zhurma e prodhuar nga fabrika është bërë e papërballueshme për banorët, të cilët përballen prej kohësh me të njëjtin problem.
Banorët kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve përgjegjëse për të verifikuar situatën dhe për të marrë masat e nevojshme në rast të konstatimit të shkeljeve.
Denoncimi i qytetarit:
Dua te bej nje denoncim! Ora 10 e nates serisht fabrika e lavanderis elbasanit esht ber nje makth per banoret e lagjes nga zhurma e madhe qe ben