Mijëra kilometra larg atdheut, por me zemrën te Shqipëria. Shqiptarët e diasporës kanë nisur udhëtimin drejt Tiranës për t’iu bashkuar protestës kombëtare që do të mbahet më 20 qershor në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Në kufirin me Kroacinë, pavarësisht pritjeve të gjata dhe kolonave kilometrike të automjeteve, atmosfera mes bashkatdhetarëve mbetet entuziaste.
Shumë prej tyre kanë lënë angazhimet e përditshme, punën dhe familjet për të qenë pjesë e asaj që pritet të jetë një nga protestat më të mëdha të zhvilluara ndonjëherë në kryeqytet.
Ndërkohë, në Kroaci po mblidhen shqiptarë nga vende të ndryshme të Europës, të cilët do të vazhdojnë së bashku udhëtimin drejt Shqipërisë, me synimin për të marrë pjesë në protestën e paralajmëruar për 20 qershorin.