Qytetarët në ditën e 20-të të protestës, marshojnë drejt Kryeministrisë

Shkruar nga: U Tafa | Publikuar më: 19.06.2026, 19:46

Qytetarët janë mbledhur sërish këtë të premte, më 19 qershor, në ditën e 20-të të protestës kundër investimit në Zvërnec dhe kundër qeverisë. Tubimi nisi në sheshin “Skënderbej”, ndërsa protestuesit kanë vijuar marshimin drejt Kryeministrisë.

As këtë herë nuk kanë munguar pankartat dhe thirrjet kundërshtuese ndaj projektit të planifikuar në Zvërnec. Gjatë marshimit, protestuesit janë dëgjuar duke brohoritur në kor “Ju erdhi fundi”, teksa kërkojnë ndalimin e investimit dhe reagim nga institucionet.

Protesta po zhvillohet nën masa sigurie, ndërsa qytetarët shprehen se do të vazhdojnë mobilizimin e tyre deri në tërheqjen e projektit që kundërshtojnë.

Edhe sot, qytetarët janë mbledhur për të 20-tën ditë radhazi në protestë kundër qeverisë. Fillimisht ata janë grumbulluar në sheshin “Skënderbej”, ndërsa më pas kanë vijuar marshimin drejt Kryeministrisë.

Edhe sot, protestuesit kanë vijuar tubimin e tyre në mënyrë të organizuar, duke shprehur pakënaqësi ndaj qeverisjes dhe duke kërkuar ndryshime përmes thirrjeve dhe pankartave. Marshimi po zhvillohet nën praninë e qytetarëve të shumtë që i janë bashkuar protestës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit