Gangon nga Lushnja e zë vapa dhe futet kundërvajtje

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 19.06.2026, 18:13

Temperaturat e larta të këtyre ditëve duket se kanë nisur të shkrijnë jo vetëm asfaltin, por në disa raste edhe durimin dhe logjikën e disa drejtuesve të mjeteve.

Një video e mbërritur në redaksinë e JOQ Albania tregon një shofer që ka kryer një manovër tepër të rrezikshme në autostradën e Lushnjes, duke hyrë në kundërvajtje dhe duke rrezikuar seriozisht jetën e drejtuesve të tjerë dhe pasagjerëve në rrugë.

Sipas denoncuesve, drejtuesi i mjetit jo vetëm që nuk ka pranuar gabimin e tij, por ka shfaqur edhe sjellje agresive ndaj qytetarëve të tjerë, duke u përpjekur të bëjë “të fortin” edhe pse ishte ai që kishte shkelur rregullat.

Pavarësisht vapës përvëluese, justifikime për manovra të tilla nuk mund të ketë. Një moment pakujdesie ose arrogancë në timon mund të kthehet në një tragjedi, me pasoja të parikuperueshme për jetën e njerëzve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit