Eduard Duro nuk i kursen vjedhjet e fondeve edhe te veshjet e maturantëve

Shkruar nga: U Tafa | Publikuar më: 19.06.2026, 17:20

Një maturant i gjimnazit “Fuat Babani” në Bilisht i është drejtuar JOQ Albania për të denoncuar një situatë që ka shkaktuar pakënaqësi mes nxënësve në prag të ceremonisë së diplomimit.

Sipas denoncimit, Bashkia Devoll ka siguruar vetëm 50 komplete me kapele dhe pelerina diplomimi, ndërkohë që numri i maturantëve është mbi 100. Kjo do të thotë se një pjesë e nxënësve do të kenë mundësinë të diplomohen me veshjen tradicionale të ceremonisë, ndërsa pjesa tjetër do të mbetet pa to.

Maturanti pretendon se, pas kontakteve me bashkinë, është informuar se fondet kanë mjaftuar vetëm për 50 sete dhe se nuk ishte parashikuar numri i plotë i maturantëve.

“Shumica e maturantëve janë të pakënaqur, sepse disa do të kenë kapele dhe pelerina, ndërsa të tjerët jo. Nuk e kuptojmë si mund të organizohet një ceremoni diplomimi ku nxënësit trajtohen ndryshe nga njëri-tjetri në ditën e tyre më të rëndësishme”, thuhet në denoncim.

Të rinjtë kërkojnë një zgjidhje që të gjithë maturantët të kenë të njëjtin trajtim dhe të mos krijohet një ndarje e tillë në ceremoninë e diplomimit.

Pyetja që shtrojnë maturantët është e thjeshtë: si mund të organizohet diplomimi i mbi 100 nxënësve kur janë siguruar vetëm 50 kapele dhe 50 pelerina?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit