Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 19.06.2026, 17:12
Jonida Dajlani dhe Adelajda Misha, të moshës 9 dhe 11 vjeçe nga Fushë-Kruja, janë identifikuar si dy viktimat e tragjedisë së ndodhur këtë të premte në plazhin publik të Tales në Lezhë.
Sipas të dhënave paraprake, dy të miturat janë futur në det për t’u larë, por më pas janë rrëmbyer nga dallgët dhe kanë humbur jetën. Deri më tani mbetet e paqartë se në çfarë rrethanash ato kanë qenë të pashoqëruara në zonën e plazhit në momentin e ngjarjes.
Pas sinjalizimit, në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë Kufitare nga deti dhe forcat e DVP Lezhë nga toka, ndërsa në kërkim dhe ndërhyrje kanë ndihmuar edhe pushuesit e pranishëm.
Trupat e dy vajzave janë konstatuar disa metra larg vijës bregdetare dhe janë nxjerrë në breg nga shërbimet policore në bashkëpunim me qytetarët. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 12:50 në zonën e Tales.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR