Një skenë gazmore është regjistruar gjatë ndeshjes së Kupës së Botës 2026 mes Kolumbisë dhe Uzbekistanit, ku tifozët kanë marrë vëmendjen kryesore.
Sipas pamjeve të publikuara në rrjetet sociale, teksa kombëtarja e Kolumbisë festonte një nga golat e saj, disa tifozë humbën ekuilibrin dhe u rrëzuan shkallëve të tribunës, duke vazhduar të mbanin ende pijet në duar.
Pamjet filmike tregojnë se incidenti ndodhi në momentin kur stadiumi shpërtheu në festë pas golit të Kolumbisë. Tifozët nisën të kërcenin dhe të përqafonin njëri-tjetrin, por alkooli dhe entuziazmi rezultoi i tepërt për disa prej tyre, të cilët humbën ekuilibrin dhe përfunduan në tokë.
Fatmirësisht, sipas raportimeve të para, nuk ka pasur lëndime serioze. Vetë ndeshja përfundoi me fitoren e Kolumbisë 3–1 ndaj Uzbekistanit.