I përfshirë në vrasjen e Satiago Malkos, lirohet nga qelia Ilir Selmani

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 19.06.2026, 16:06

Gjykata e Posaçme e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur ndryshimin e masës së sigurisë për Ilir Selmanin, një nga të akuzuarit për vrasjen e ish-efektivit të policisë Santiago Malko, ngjarje e ndodhur në gusht të vitit 2019 në Tiranë.

Me vendimin e marrë këtë të premte, më 19 qershor 2026, Apeli i GJKKO-së pranoi kërkesën e Selmanit, duke konstatuar se afatet ligjore të paraburgimit kishin përfunduar dhe se masa “Arrest në burg” kishte humbur fuqinë e saj.

Si rrjedhojë, gjykata urdhëroi lirimin e menjëhershëm të tij nga qelia dhe zëvendësimin e masës së sigurisë me “Arrest në shtëpi”. Selmani do të duhet të qëndrojë në banesën e tij në Tiranë, nën kushtet e masës së re të vendosur nga gjykata.

Sipas hetimeve të SPAK, Ilir Selmani konsiderohet pjesë e grupit kriminal të Leonard Dukës, i cili është akuzuar për përfshirje në disa ngjarje të rënda kriminale.

Për atentatin ndaj Santiago Malkos u akuzua grupi i njohur si “Klani Duka”, ndërsa si motiv i ngjarjes u dyshua hakmarrja pas një konflikti të mëparshëm, ku ish-polici dyshohet se kishte dhunuar babain e vëllezërve Duka.

Në dosjen e SPAK rezultojnë të paktën 13 persona të marrë si të pandehur apo të hetuar për organizimin dhe ekzekutimin e atentatit ndaj Malkos, ku një pjesë e konsiderueshme e tyre janë dënuar tashmë nga drejtësia.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit