Skandal në “Pastrimi”: Aktakuzë ndaj dy zyrtarëve, dyshime për punësime pa konkurs dhe ryshfet 1,500 euro për vende pune

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 19.06.2026, 15:56

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave të dyshuar për vepra penale që lidhen me korrupsionin dhe keqpërdorimin e detyrës zyrtare në Kompaninë Rajonale të Mbeturinave Pastrimi.

Sipas aktakuzës, njëri nga të pandehurit, në cilësinë e Kryeshefit Ekzekutiv të kompanisë, dyshohet se gjatë viteve 2020–2021 ka tejkaluar kompetencat e tij duke mos respektuar procedurat ligjore të punësimit dhe duke nënshkruar dhjetëra kontrata pune pa shpallur konkurs publik.

Sipas Prokurorisë, këto veprime dyshohet se i kanë shkaktuar ndërmarrjes dëm financiar në vlerë prej mbi 114 mijë eurosh.

Ndërkaq, i pandehuri tjetër akuzohet se ka kërkuar dhe pranuar para nga qytetarë, duke u premtuar atyre ndikim të kundërligjshëm për sigurimin e vendeve të punës në kompani. Sipas dyshimeve, për një vend pune janë kërkuar dhe pranuar deri në 1,500 euro.

Prokuroria ka propozuar që, pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor dhe vlerësimit të të gjitha provave, të dy të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen në përputhje me legjislacionin në fuqi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit