Tragjedi në Lezhë, dy vajza të mitura mbyten në plazhin e Tales

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 19.06.2026, 15:25

Një tragjedi është regjistruar në bregdetin e Tales, në Lezhë, ku dy vajza të mitura kanë humbur jetën pasi u mbytën në det.

Sipas informacioneve paraprake, viktimat, të moshave 11 dhe 13 vjeçe, ndodheshin në një zonë plazhi të pambikëqyrur, pa praninë e strukturave të sigurisë apo menaxhimit. Dyshohet se ato janë futur në ujë dhe nuk kanë mundur të dalin më.

Trupat e tyre janë nxjerrë nga deti dhe janë dërguar në morgun e Spitalit Rajonal të Lezhës për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë, policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje dhe po vijojnë punën për të sqaruar plotësisht shkaqet dhe rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit