“Parakalimet e rrezikshme në aksin Koplik – Hani i Hotit mund të sjellin tragjedi”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 19.06.2026, 15:18

Një qytetar ka denoncuar një situatë të rrezikshme në qarkullim në rrugën nacionale Koplik – Hani i Hotit, në afërsi të rrethrrotullimit të Reçit.

Ai ka treguar se teksa po lëvizte me motor përgjatë këtij aksi disa automjete kanë kryer parakalime të njëpasnjëshme dhe të rrezikshme, duke hyrë në korsinë e kundërt dhe duke iu afruar motoçiklistëve, në këtë rast atij.

Qytetari shprehet se manovra të tilla krijojnë rrezik serioz për aksidente rrugore dhe kërkon më shumë kujdes nga drejtuesit e mjeteve

Ai u bën thirrje autoriteteve që të marrin masa ndaj shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor, duke paralajmëruar se sjellje të tilla mund të shkaktojnë aksidente të rënda me pasoja fatale.

Denoncimi i qytetarëve:

Pershndetje, shihe si i marrin perpara motorrat, vrasje me paramendim. Makinat futen ne parakalim. Rruga nacionale Koplik – Hani i Hotit, pak ka shku te rrethrrotullimi i Reçit, dje, rreth ores 5 pa 10, mbasdite. Ju lutem publikojeni, para se tipa te tille te vrasin njerez.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit