Dy vajza të mitura mbyten në plazhin e Tales

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 19.06.2026, 14:59

Një tragjedi e rëndë ka tronditur këtë të premte bregdetin e Tales në Lezhë, ku dy vajza të mitura, vetëm 11 dhe 9 vjeçe, kanë humbur jetën pasi dyshohet se janë mbytur pasi dyshohet se kanë qenë të pashoqëruara.

Sipas të dhënave paraprake, dy të miturat ndodheshin në një zonë plazhi publik kur, në rrethana që ende nuk janë sqaruar plotësisht, janë përfshirë nga dallgët duke mos mundur të dalin më në breg.

Pas njoftimit për ngjarjen, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës dhe forcat e policisë, ndërsa trupat e pajetë të vajzave janë nxjerrë nga deti dhe janë transportuar drejt morgut të Spitalit Rajonal të Lezhës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit