Gërvalla: Do të bëjmë maksimumin për marrëveshje dhe bashkëpunim politik

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 19.06.2026, 13:51

Ministrja e Drejtësisë në detyrë, Donika Gërvalla ka folur lidhur me mundësinë e bashkëpunimit midis VV-së dhe partive tjera.

Ajo ka thënë se do të bëhet maksimumi për të gjetur një zgjidhje.

”Ju sigurojë që sikurse edhe herën e kaluar do të mundohemi të bëjmë maksimumin duke diskutuar për të gjetur një zgjidhje. Çdo marrëveshje duhet t’i përgjigjet vullnetit të qytetarëve”, ka thënë Gërvalla.

Këto deklarata ajo i bëri gjatë një aktiviteti të organizuar nga Ministria e Digjitalizimit dhe Administratës Publike, me rastin e shënimit të 23 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Shërbimit Publik.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit