Ngjarje e rëndë në Allias, një vajzë dyshohet se është hedhur nga pallati

Shkruar nga: U Tafa | Publikuar më: 19.06.2026, 12:22

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në zonën e Alliasit në Tiranë, ku një vajzë ka rënë nga një pallat në rrethana që mbeten ende të paqarta.

Sipas informacioneve të mbërritura në redaksinë e JOQ Albania, ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të mesditës, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e emergjencës dhe forcat e policisë, të cilat kanë rrethuar zonën.

Dëshmitarët raportojnë se bëhet fjalë për një vajzë të re, ndërsa pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë pasojat e rënda të incidentit. Deri në këto momente nuk dihen shkaqet dhe rrethanat që çuan në këtë ngjarje tragjike.

Autoritetet po kryejnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rastit, ndërsa pritet një reagim zyrtar nga Policia e Shtetit për të sqaruar dinamikën e ngjarjes dhe detaje të tjera lidhur me viktimën.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit