Tre vëllezërit Bushgjokaj janë futur në izolim pas sherrit të ndodhur më 15 qershor në Gjykatën e Posaçme. Gjatë seancës së kësaj të premteje, ata kanë pretenduar se ishin provokuar nga Petrit Cakri.
Vëllezërit kanë kërkuar ndjesë për incidentin ndaj gjykatës dhe prokurorisë, ndërsa kanë kërkuar edhe ndryshim të masës së sigurisë. Kërkesa e tyre është rrëzuar, ndërsa masa disiplinore e izolimit është vendosur për një periudhë 3-mujore.
Përplasja nisi pasi Kristi Bushgjokaj u ngrit në këmbë brenda kafazit të qelqtë dhe iu drejtua Cakrit, duke e sulmuar me grushta. Më pas edhe Fation dhe Aleksandër Bushgjokaj u përfshinë në konflikt, derisa ndërhyri policia e burgjeve. Cakri gjatë procesit ka akuzuar vëllezërit për përfshirje në vrasjen e Renis Dobrës, çka dyshohet se ka përshkallëzuar situatën.