Një qytetare në Vlorë ka gjetur tre granata dhe dy armë pranë zonës së Plazhit të Vjetër. Ajo ka treguar se ishte duke u kthyer nga puna kur ka parë sendet e dyshimta të lëna pranë rrugës.
Elizabeta Shehaj u shpreh se fillimisht ka vënë re një armë kallashnikov të mbështjellë me peshqir, ndërsa më pas ka gjetur edhe tre granata. Pas kësaj, ajo ka njoftuar një tjetër qytetar për situatën.
Më tej, Shehaj tha se i ka hedhur armët dhe lëndët plasëse në kanal, duke pranuar se ky veprim ishte i gabuar pasi mund të shkaktonte shpërthim. Ngjarja pritet të hetohet nga autoritetet për të përcaktuar rrethanat.