“O hajdut”, qytetarët rrethojnë deputetin e PS, policia e merr në mbrojtje

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 18.06.2026, 20:43

Momente tensioni janë regjistruar pak më herët gjatë marshimit të protestës qytetare në ditën e 19-të të saj në Tiranë.

Në pamje, deputeti socialist Ardit Bido shihet teksa kalon pranë zonës ku ndodheshin protestuesit, duke u përballur me reagime të ashpra nga disa prej tyre.

Gjatë momentit, dëgjohen qytetarë që i drejtohen deputetit me ofendime dhe thirrje si "o hajdut", ndërsa situata ka krijuar disa çaste tensioni.

Sipas pamjeve, forcat e policisë kanë ndërhyrë menjëherë duke e shoqëruar deputetin larg turmës, për të shmangur përshkallëzimin e situatës dhe çdo incident të mundshëm.

Ngjarja ndodhi përpara Parlamentit, ku protestuesit ndaluan gjatë marshimit të tyre, përpara se të vijonin më tej drejt selisë së Partisë Demokratike dhe më pas drejt Kryeministrisë.

Protesta qytetare ka hyrë sot në ditën e 19-të, ndërsa pjesëmarrësit vijojnë të shprehin pakënaqësitë e tyre ndaj klasës politike që ka qeverisur vendin gjatë 35 viteve të fundit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit