Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 18.06.2026, 19:37
Ka nisur në Tiranë protesta e 19-të kundër politikës së vjetër. Qytetarë, aktivistë dhe përfaqësues të shoqërisë civile janë mbledhur fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, për të vijuar më pas me një marshim drejt Parlamentit.
Ndryshe nga herët e mëparshme, kur protesta është zhvilluar para godinës së Kryeministrisë, këtë herë demonstruesit kanë zgjedhur të drejtojnë revoltën e tyre para Kuvendit të Shqipërisë, aty ku ndodhen deputetët e mazhorancës socialiste, përfshirë edhe kryeministrin Edi Rama, në seancën ku po votohet amnistia penale.
Nën thirrje dhe pankarta kundër qeverisë, qytetarët kanë marshuar në rrugët e kryeqytetit, duke kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR