TikTok-eri ‘vrasës’ sfidon policinë, dronët dhe radarët, manovra vrastare në rrugë

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 18.06.2026, 16:24

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania duke denoncuar një video të publikuar në TikTok, e cila sipas tij përbën një rrezik serioz për jetën e qytetarëve dhe mund të sjellë pasoja fatale në rrugë.

Në pamjet e shpërndara në rrjet, shihet një i ri që kryen manovra ekstreme dhe tejet të rrezikshme me automjetin e tij, duke qarkulluar me shpejtësi të lartë dhe duke shkelur hapur rregullat bazë të qarkullimit rrugor, duke parakaluar në vija të pa ndërprera. Sjellje të tilla, të publikuara madje edhe si “sfidë” në rrjete sociale, përbëjnë jo vetëm shkelje ligjore, por edhe një kërcënim të drejtpërdrejtë për jetën e përdoruesve të tjerë të rrugës.

Sipas denoncimit, drejtuesi i automjetit duket se sfidon hapur autoritetet, duke injoruar kontrollet rrugore dhe masat e sigurisë, në një akt që qytetarët e cilësojnë si të papërgjegjshëm dhe potencialisht tragjik.

Redaksia e JOQ Albania thekson se fenomene të tilla nuk mund të kalojnë në heshtje, pasi çdo “like” apo klikim në rrjetet sociale nuk vlen më shumë se një jetë njerëzore në rrugë.

Qytetarët i bëjnë thirrje Policisë së Shtetit që të reagojë menjëherë dhe të marrë masa konkrete për këtë vrasës, përpara se një sjellje e tillë në timon të përfundojë në një ngjarje me pasoja të parikuperueshme për përdorues të pafajshëm të rrugës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit