Ambasada shqiptare në Paris ka marrë pushimet? Askush s’u përgjigjet shqiptarëve

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 18.06.2026, 15:47

Një qytetar shqiptar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania duke ngritur një shqetësim lidhur me shërbimin e ofruar nga Ambasada Shqiptare në Paris.

Sipas tij, pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme për të kontaktuar ambasadën, ai nuk ka marrë asnjë përgjigje ndaj telefonatave apo kërkesave të tij.

“Si ka mundësi që Ambasada Shqiptare në Paris nuk përgjigjet?”, shprehet qytetari, duke kërkuar më shumë vëmendje dhe reagim nga institucionet përkatëse ndaj nevojave të emigrantëve shqiptarë në Francë.

Ai ka tentuar disa herë të telefonojë ambasadën por askush s’i përgjigjet, përveç sekretarisë telefonike e cila thotë se të gjitha linjat janë të zëna.

Ky nuk është rasti i parë kur shqiptarët që jetojnë jashtë vendit ngrenë ankesa për shërbimet konsullore dhe diplomatike. Shumë prej tyre raportojnë vështirësi në komunikim, vonesa në marrjen e përgjigjeve, si edhe sjellje që i konsiderojnë arrogante apo shpërfillëse nga ana e punonjësve. Shqiptarët që i drejtohen ambasadave shpesh kanë nevoja urgjente dhe udhëtojnë dhjetëra apo qindra kilometra për të marrë një shërbim, ndaj kërkojnë më shumë korrektësi, komunikim dhe respekt nga institucionet që përfaqësojnë shtetin shqiptar jashtë vendit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit