Një ish-punonjës i Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) në Tepelenë ka ngritur shqetësimin për vonesën e pagesës së reformës financiare pas mbylljes së institucionit.
Sipas tij, kanë kaluar rreth katër muaj që nga mbyllja e burgut dhe ish-punonjësit ende nuk kanë marrë pagesën që u takon.
Ai thotë se institucioni u mbyll menjëherë pas zgjedhjeve, pa asnjë paralajmërim paraprak, duke lënë pa punë rreth 120 familje.
“Jemi në vështirësi ekonomike dhe presim që të na kalohen pagesat që na takojnë. Për shumë prej nesh, këto të ardhura janë të domosdoshme për të përballuar shpenzimet e përditshme”, shprehet ai.
Ish-punonjësi ngre gjithashtu pikëpyetje mbi punimet që, sipas tij, janë kryer në institucion rreth 20 ditë përpara mbylljes së tij. Ai kërkon transparencë për fondet e përdorura për këto ndërhyrje dhe mënyrën e administrimit të tyre.
Lidhur me pretendimet për pagesat dhe çështje të tjera financiare, ai bën me dije se disa prej ish-punonjësve ndodhen në proces gjyqësor, ndërsa thekson se vendimmarrja përfundimtare i takon organeve të drejtësisë.
Kërkesa kryesore e ish-punonjësve mbetet disbursimi sa më i shpejtë i pagesës së reformës, pasi shumë prej tyre po përballen me vështirësi financiare pas humbjes së vendit të punës.
Denoncimi i plotë:
Si kaluat jam ish Punojs i IEVP TEPELENE vajtem 3 muaj qe nuk po marim reformen qe na takon dhe ate rroge qe mernim keta e mbyllen burgun nje dit mbrapa sgjedhjeve pa asnje lloj paralajmerimi na lan ne rrug te madhe gati 120 familje pa pun tani presim qe kur tu doj qejfi kryehajdutve te na hedhin dhe ato pak lek qe marim .
Keta duke e planifikuar dhe ditur qe burgu do mbyllej po benin punime gati 20 dit para mbylljes kushedi sa lek u hodhen dhe u vodhen me ca kasolle dhe mure qe po benin qe po te kerkoni dhe mund ti gjeni nga fondet qe jan hedhur dhe policat kan pas gjithmon probleme me leket e pagave se gjoja sna takonin shum gjera se i vidhnin vet por kete do ta vendos gjykata pasi jemi ne proces gjyqsor
Per ne e rendesishme eshte te na hedhin reformen se jemi te pa pun dhe ato shikoim kemi 1mi halle dhe heqim nje pjes te shpenzimeve sa te ikim na ky vend te zhdukemi se po na pin gjakun .