Tifozët e Kongos provokojnë Ronaldon pas barazimit, brohorasin në kor “Messi, Messi”

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 18.06.2026, 13:38

Ndeshja e djeshme mes Portugalisë dhe Republikës Demokratike të Kongos përfundoi në një barazim 1-1, por përtej rezultatit, një moment i veçantë pas vërshëllimës së fundit ka tërhequr vëmendjen e tifozëve në mbarë botën.

Teksa Cristiano Ronaldo po largohej nga fusha, tifozët kongolezë nisën të brohorisnin në kor emrin e rivalit të tij historik, duke thirrur vazhdimisht: “Messi, Messi, Messi”.

Pamjet e këtij episodi janë bërë menjëherë virale në rrjetet sociale, duke rikthyer edhe një herë rivalitetin e madh mes dy ikonave të futbollit botëror, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldos, një përballje që prej më shumë se një dekade ka ndarë tifozët në të gjithë globin.

Pavarësisht provokimit nga shkallët e stadiumit, Ronaldo vijoi rrugën drejt tunelit, ndërsa momenti u kthye në një nga skenat më të komentuara pas ndeshjes së Portugalisë me Republikën Demokratike të Kongos.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit