Një qytetare nga Tirana i është drejtuar redaksisë sonë për të denoncuar kushtet e higjienës në sistemin shëndetësor, konkretisht në spitalin Infektiv në QSUT.
Ajo tregon se gjatë periudhës kur ka qenë e shtruar së bashku me fëmijën në këtë spital, ka konstatuar mungesë të theksuar pastërtie në disa ambiente të repartit, duke përmendur praninë e mbeturinave në dhoma dhe në hapësira të ndryshme të brendshme. Sipas saj, kjo situatë ngre shqetësime serioze mbi funksionimin e shërbimeve të pastrimit dhe respektimin e standardeve bazë të higjienës spitalore.
Denoncimi vjen në një kohë kur qytetarët kërkojnë shërbime shëndetësore cilësore dhe kushte dinjitoze në institucionet publike pasi taksat që paguhen dhe fondet e buxhetit shtetëror që ky sektor përfiton janë në shifra marramendëse.
Por duke qenë se oligarkët e shëndetësisë nuk ngopen me lekët e shqiptarëve dhe vijojnë të përfitojnë çdo ditë e më tepër prej tyre, kjo e shpjegon më së miri gjendjen e sistemit shëndetësor dhe kushtet që u ofrohen qytetarëve.
Denoncimi i qytetares:
Pershendetje. Jam nje Qytetar nga Tirana. Kisha nje Ankes. Behet fjale tek Spitali i Infektivit. Kur isha femijen Shtruar. Dhe pash kete Zhul mbeturina Lekura Babanes. Dhe shum mbeturina te Tjera a pa shtet A ka Sanitare ky spital a ka pastruese ca po behet kshtu se po na Semuren njerzit jan Frmijet tana ju lutem shpendajeni Anonim. Po qe kur u Shtrova kshtu ishte