Seanca gjyqësore në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ndaj kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, dhe ish-deputetes Monika Kryemadhi është shoqëruar me tensione dhe ndërprerje gjatë zhvillimit të saj.
Gjatë seancës, Gjykata vendosi të gjobisë Monika Kryemadhin dhe avokatin Kujtim Cakrani, pasi këta të fundit ndërhynë pa leje gjatë procedurës gjyqësore.
Sipas vendimit të trupit gjykues, të dy u ndëshkuan me gjobë në vlerën 10 mijë lekë për shkelje të rregullave të procesit gjyqësor.