Shqiptari nga Londra ka një mesazh për vajzat materialiste në Shqipëri

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 17.06.2026, 21:31

Një emigrant shqiptar që jeton në Londër i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania me një video dhe një mesazh që pritet të hapë debat në rrjet.

Në pamje shfaqet një çift i ri i ulur në një bar, duke biseduar dhe shijuar kohën pranë njëri-tjetrit. Pranë tyre shihet e parkuar një biçikletë, ndërsa të rinjtë duken të qeshur dhe të lumtur.

Duke komentuar videon, emigranti shprehet:

“Përshëndetje JOQ! E kam bërë këtë video për t’i thënë të gjitha femrave shqiptare që dashuria nuk gjendet te X5 dhe te makinat e fundit. Ja ku e keni çiftin e ri, të lumtur. Kanë parkuar biçikletën aty dhe shikojini se sa të lumtur janë, duken që nga fytyra, aspak të mërzitur. Mos mendoni që makinat dhe lekët ju japin lumturi, ja ku është lumturia e vërtetë.”

Mesazhi i tij prek një debat të vjetër: A matet lumturia me pasurinë dhe makinat luksoze, apo me marrëdhëniet dhe mirëkuptimin mes njerëzve?

Po ju çfarë mendoni? A është dashuria më e fortë se portofoli, apo realiteti i sotëm i ka ndryshuar rregullat e lojës?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit