Pronari i një argjendarie në Tiranë ka denoncuar një rast vjedhjeje të ndodhur gjatë ditës së sotme në biznesin e tij, në zonën e Rrugës së Durrësit.
Ai thotë se personi që shihni në pamje është paraqitur fillimisht si klient por më pas i ka vjedhur një medalion për varëse me vlerë rreth 550 mijë lekë. Pronari thotë se momenti është fiksuar nga kamerat e sigurisë së dyqanit.
Ai shprehet se në pamje duket qartë kur medalioni ndodhet në banak dhe personi e mban në dorë dhe në çastin kur ai po merrej me një porosi tjetër dhe uli kokën për pak sekonda burr ka përfituar nga momenti për ta marrë medalionin.
Pronari i argjendarisë i bën thirrje personit në fjalë që ta kthejë sendin e marrë, duke theksuar se në të kundërt do të procedojë me kallëzim në polici dhe do të dorëzojë pamjet filmike si provë për zbardhjen e rastit.
“Do të preferoja që medalioni të kthehej vullnetarisht para se çështja të ndiqet zyrtarisht nga organet ligjzbatuese”, shprehet ai në denoncimin e dërguar.