Biseda për kokainë, investime në resorte dhe biznes në Shqipëri, detajet e takimit në Aruba

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 17.06.2026, 15:47

Janë publikuar për herë të parë foto nga një takim i zhvilluar në Aruba, ku sipas materialeve të raportuara nga WebLajm.com, autoritetet belge, spanjolle dhe holandeze kanë ndjekur nga afër lëvizjet e grupeve kriminale shqiptare të dyshuara për narkotrafik dhe pastrim parash. Pamjet dyshohet se lidhen me hetime ndërkombëtare për aktivitetin e rrjeteve kriminale në disa vende të Europës.

Në materialet e publikuara përmenden edhe emra politikanësh dhe zyrtarësh shqiptarë, të cilët dyshohet se kanë ndihmuar grupe kriminale në përfitimin e lejeve të ndërtimit dhe ndryshimin e destinacionit të zonave të mbrojtura apo hapësirave të gjelbra. Sipas raportimeve, këto ndërhyrje kanë mundësuar zhvillime ndërtimore edhe në zona ku ligjërisht ndërtimi nuk lejohej.

Hetimet ndërkombëtare dhe verifikimet e autoriteteve shqiptare vijojnë, ndërsa SPAK pritet të marrë në pyetje zyrtarë publikë të dyshuar si pjesë e këtij rrjeti komunikimesh dhe takimesh. Në fokus të verifikimeve janë edhe procedurat e dhënies së lejeve të ndërtimit në disa zona turistike dhe urbane si Himarë, Dhërmi, Palasë, Tiranë, Vlorë, Durrës, Qerret dhe Elbasan.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit