Shkarkimi i Linda bukuroshes, lekët e korrupsionit të tenderave janë fshehur në një apartament në Elbasan?!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 17.06.2026, 15:50

Në një zhvillim që lidhet me hetimet intensive të Linda bukuroshes, kryeministri Edi Rama, përmes ministrit Blendi Gonxhja, ka firmosur dy ditë më parë shkarkimin e drejtoreshës së Operatorit të Blerjeve të Përqendruara (OBP).

Sipas raportimeve dhe burimeve mediatike, Pogaj është përmendur në denoncime publike për një skemë të dyshuar brenda OBP, ku pretendohet për manipulim të procedurave të tenderave, paracaktim të fituesve, si dhe veprime që përfshijnë korrupsion aktiv e pasiv, pastrim parash dhe mashtrim. Këto janë ende pretendime në hetim dhe nuk ka vendime gjyqësore përfundimtare.

Burime pranë çështjes pohojnë se vendimi për largimin e saj është marrë në një kontekst presioni të shtuar nga hetimet, me qëllim shmangien e një skenari arrestimi në detyrë, i cili do të kishte ndikim politik dhe institucional për qeverinë në një moment tensioni publik dhe protestash përpara Kryeministrisë.

Paralelisht, dyshohet se dhjetëra milionë euro të përfituara nga skema të mundshme korruptive me tendera janë investuar dhe pastruar në pasuri të paluajtshme. Një pjesë e këtyre fondeve, sipas të njëjtave burime, mund të jetë mbajtur edhe në formë cash në ambiente të ndryshme banimi.

Në këtë kuadër, BKH raportohet se po mban nën vëzhgim një banesë në Elbasan, e cila dyshohet se është përdorur nga grupi i lidhur me Pogajn për ruajtjen e parave të dyshuara si produkt i korrupsionit nga procedurat e tenderimit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit