Shkëlqeu ndaj Algjerisë me 3 gola, Messi ‘kryqëzohet’ në rrjet për kartonin e kuq të munguar

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 17.06.2026, 11:20

Lionel Messi vazhdon të shkruajë histori në Kupën e Botës. Sulmuesi argjentinas vendosi një rekord të ri, duke u bërë futbollisti më i vjetër që realizon një “hat-trick” në këtë kompeticion.

Kapiteni i Argjentinës ishte protagonisti absolut në fitoren 3-0 ndaj Algjerisë në ndeshjen hapëse të grupit në Botërorin 2026, ku shënoi të tre golat e takimit.

Me këtë arritje, Messi kaloi rekordin e mëparshëm të Cristiano Ronaldos, i cili kishte realizuar tregolësh ndaj Spanjës në Botërorin 2018 në moshën 33 vjeç e 130 ditë. Argjentinasi e vendosi rekordin e ri në moshën 38 vjeç e 359 ditë, duke dëshmuar edhe një herë klas dhe qëndrueshmëri të jashtëzakonshme në elitën e futbollit botëror.

Megjithatë, përveç shkëlqimit në fushë, ndeshja u shoqërua edhe me polemika. Një incident në minutën e 31-të ka ndezur debatet në rrjetet sociale, pasi Messi u përfshi në një duel fizik me mbrojtësin algjerian Aïssa Mandi.

Pamjet e episodit kanë ndarë opinionin publik. Një pjesë e tifozëve dhe analistëve pretenduan se argjentinasi duhej të ndëshkohej me karton të kuq, ndërsa të tjerë e konsideruan kontaktin si një veprim të pavullnetshëm që nuk justifikonte një masë të tillë.

Arbitri i takimit vendosi të mos e ndëshkonte Messin, ndërsa as VAR-i nuk ndërhyri për të ndryshuar vendimin. Mandi vazhdoi lojën pa probleme, por diskutimet rreth episodit vazhduan edhe pas vërshëllimës së fundit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit