Italianët bëjnë detyrën e shtetit shqiptar, sterilizojnë kafshët endacake të lëna në harresë

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 16.06.2026, 18:44

Skandali me trajtimin e kafshëve endacake vazhdon të ndezë zemërimin e qytetarëve. Teksa prej vitesh premtohen zgjidhje, sterilizime dhe kujdes për kafshët e rrugës, pamjet e mbërritura në redaksinë e JOQ Albania kanë rikthyer pyetjet mbi mënyrën se si janë menaxhuar fondet dhe pse problematika vazhdon të mbetet e njëjtë. “Edvini thotë se kujdeset për çdo gjë, por kush kujdeset për kafshët?” Kjo është pyetja që ngre qytetar!

Në videot e dërguara në redaksi shfaqen persona që, janë të përfshirë në projekte sterilizimi, ndërsa qytetarët ngrenë pikëpyetje se përse shteti shqiptar nuk ka arritur të krijojë një sistem funksional dhe transparent për mbrojtjen e kafshëve por aq më tepër ato vriten, duke përdorure metodave mizore si acidi në zemër apo helmi i minjve.

Flitet për fonde të akorduara ndër vite për sterilizim, ndërsa në terren raportohen raste të rënda të keqtrajtimit dhe vrasjes së kafshëve me metoda çnjerëzore.

Premtimet për kujdes dhe standarde europiane përplasen me realitetin e rrugëve, ku mijëra kafshë vazhdojnë të jetojnë në kushte të vështira. Qytetarët kërkojnë përgjigje, transparencë dhe mbi të gjitha përgjegjësi për një problem që vazhdon prej vitesh të mbetet pa zgjidhje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit