Rama paralajmëron padi ndaj Dimal Bashës e Dejona Mihalit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 16.06.2026, 16:38

Kreu i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka folur për përplasjet e tij të fundit me figura të Lëvizjes Vetëvendosje pas aksidentit të ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova” ku mbeti i vdekur një person.

Rama ka thënë se është detyrë e tij që t’i ekspozojë ata që mashtrojnë e që punojnë kundër popullit.

“Ne duhet me e shty vendin përpara. Duhet me i heq ata që shiten që janë të popullit por punojnë kundër popullit. Është detyrë e imja me i ekspozu të gjithë që rrejnë e mashtrojnë. Me i tregu popullit që janë duke u mashtru që votojnë njerëz që s’ja dojnë të mirën këtij vendi.”, ka thënë Rama. “Sëbashku me qytetarët dhe të gjithë Kosovën t’i japim vendit një kahje më pozitive, sepse kemi njerëz që duan dhe dijnë”, ka shtuar ai.

Sa i përket ministrit në detyrë Dimal Basha dhe deklarimeve të bëra nga Dejona Mihali, Rama ka thënë se është duke përgatitur padi.

“Ata mashtrojnë dhe rrejnë. Jam tu e përgatit padinë ndaj tyre. Uroj që gjykatat të marrin hapa shumë të shpejt”, ka thënë kreu i Prishtinës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit