Leli i Landfillit të Elbasanit gati të pastrojë gjysmë miliard lekë në tenderin e radhës

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 16.06.2026, 15:03

Teksa vëmendja publike është përqendruar te protesta qytetare, drejtori i Landfillit të Elbasanit, Leli Kaja, ka shpallur sërish të njëjtin tender për menaxhimin e mbetjeve, duke ricikluar një skemë që sipas raporteve të auditimit ka prodhuar miliona euro abuzime.

Kjo lëvizje vjen pas një serie procedurash identike të zhvilluara në mars të viteve 2023 dhe 2024, në prill të vitit 2025, si dhe përmes një kontrate të firmosur së fundmi më 29 maj 2026, të gjitha me të njëjtën vlerë fikse prej 550 milionë lekësh me TVSH në vit.

Sipas dokumenteve të administruara, drejtori Kaja e ka sajuar dhe përsëritur këtë tender prej katër vitesh radhazi, duke kapur një vlerë totale abuzimi prej rreth 2.6 milionë eurosh për shërbime që landfilli ka kapacitet t'i kryejë vetë

Shoqëria aksionere “ECO-ELB” sh.a, e cila zotërohet nga gjashtë bashkitë e qarkut Elbasan, Gramsh, Librazhdi, Përrenjas, Cërrik dhe Belsh, disponon mjete të rënda të mjaftueshme shtetërore për shtyrjen dhe sistemimin e mbetjeve, çka e bën plotësisht të panevojshme marrjen me qira të mjeteve private.

Një auditim i Ministrisë së Financave ka konfirmuar dyshimet e ngritura në denoncime, duke konstatuar se afro 70 për qind e vlerës totale të këtyre tenderëve është përvetësuar përmes faturave dhe dokumenteve fiktive të blerjeve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit