“Flux Fusion” si pastroheshin paratë e kokainës tek biznesi i makinave elektrike tek kullat e Liqenit?!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 16.06.2026, 14:50

Dosja e SPAK zbardh një skemë të dyshuar të pastrimit të parave përmes kompanisë “FLUX FUSION” shpk, e lidhur me trafikantin e kokainës Juri (Armando) Spore dhe vëllezërit e tij.

Sipas hetimeve, kompania dhe një rrjet firmash të tjera u përdorën për të fshehur dhe qarkulluar para të dyshuara nga trafiku i drogës, nën mbulesën e tregtisë së makinave elektrike dhe shërbimeve taksi me seli në një showroom dalluese në katin e parë të kullave të Liqenit.

Sipas hetimit, pas kompanive që figurojnë në emër të vëllezërve Spore, qëndrojnë persona të tjerë, konkretisht Adrian Rama, Erjon Rama dhe Elton Memeti të cilët dyshohet se kontrollonin aktivitetin dhe financat.

Hetimi përmend edhe transaksione të mëdha, përfshirë qindra mijëra euro hua pa interes dhe pa afat, si dhe shitje të dyshuara fiktive të kompanisë “Auto Fusion Plus”, që zotëronte 27 automjete elektrike me vlerë rreth 800,000 euro.

SPAK ngre dyshime se strukturat ishin ndërtuar për të fshehur pronësinë reale dhe origjinën e parave, duke përdorur emra të tjerë si “mbulesë” ligjore për aktivitetin financiar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit