Rama shkon në Zvicër, ambasador Dredha i mban valixhet

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 15.06.2026, 15:21

Teksa vendi po zien nga thirrjet "Rama jepe dorëheqjen" ky i fundit është parë së fundmi duke u trajtuar si mbret nga ish kryebashkiaku i Vlorës. Në rrjet po qarkullon një foto ku shihen kryeministri Edi Rama dhe ish-kryetari i Bashkisë së Vlorës, sot ambasador në Zvicër, Ermal Dredha, në një skenë që të bën për të qeshur.

Pasi e hoqi nga drejtimi i Vlorës, Rama ka zgjedhur që Dredhën përpos se ambasador në Zvicër ta emëroj dhe si mbajtësi i valixhes së tij. Në foto, e realizuar në një aeroport të huaj, vërehet ambasadori Ermal Dredha duke mbajtur valixhet e kryeministrit, ndërsa e ndjek nga pas gjatë lëvizjes së tij. Pamja është shpërndarë gjerësisht dhe është shoqëruar me komente ironike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit