U kthye në “zarin” e Lalit në burg, lirohet nga qelia polici që i dha telefonin Veliajt

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 15.06.2026, 14:20

Fatjon Baci, oficeri i policisë së burgjeve i arrestuar pasi dyshohej se i dha telefonin celular kryebashkiakut të Tiranës, Erjon Veliaj, gjatë shoqërimit të tij në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, është liruar nga burgu.

Baci u vu nën hetim pas dyshimeve se kishte shkelur procedurat duke i mundësuar Veliajt përdorimin e një telefoni celular gjatë transferimit dhe shoqërimit të tij. Ngjarja shkaktoi reagime të shumta dhe ngriti pikëpyetje mbi respektimin e rregullave të sigurisë në sistemin penitenciar.

Gjykata ka vendosur lirimin e tij, ndërsa hetimet për çështjen vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe përgjegjësitë e përfshira.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit