Breshka ngec në fillin e peshkatarëve, punëtori i varkës e shpëton dhe e lëshon në det

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 15.06.2026, 14:13

Një breshkë e rënë në rrjetat e peshkatarëve është shpëtuar sot në zonën bregdetare të Dhërmiut, pas ndërhyrjes së shpejtë të një punonjësi që ndodhej në vendngjarje.

Punonjës i një kompanie turistike, ka ndërhyrë në mënyrë të shpejtë dhe të kujdesshme për të shpëtuar breshkën që ishte ngatërruar në fillin e peshkimit të peshkatarëve.

Turistët që ishin pjesë e shëtitjes me varkë thonë se breshkës i ishte lidhur filli për qafe dhe nuk mund të çlirohej vetë.

Punonjësi i kompanisë turistike ka reaguar menjëherë, duke e nxjerrë me kujdes breshkën nga uji dhe pastaj me kujdes i ka hequr fillim pa i shkaktuar dëmtime.

Pas ndërhyrjes, breshka është kontrolluar shkurtimisht dhe më pas është lëshuar sërish në det në gjendje të mirë.

Turistët e kanë duartrokitur dhe përshëndetur veprimin e punonjësit i cili me qetësi dhe kujdes i shpëtoi jetën breshkës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit